Dy persona u futën në berberhane me shkopa bejsbolli/ Zbardhet dinamika e përplasjes me armë në Lezhë

Dy persona u futën në berberhane me shkopa bejsbolli/ Zbardhet dinamika e përplasjes me armë në Lezhë

Është zbardhur dinamika e përplasjes me armë zjarri në Rrile të Lezhës mbrëmjen e 1 shkurtit, ku sipas pamjeve të kamerave të sigurisë është zbuluar se autorët kishin informacion të saktë për praninë e Merando Nikulajt në berberhane, i cili ishte edhe objektiv i atentatit. Dy prej autorëve të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, kanë hyrë në sallon, duke çuar më pas në një shkëmbim të fortë zjarri ku mbeti i plagosur gabimisht me 3 plumba në trup pronari i berberhanes, Sokol Daci. Sipas pamjeve, afrohen pranë berberhanes me dy automjete të ndryshme. Dy prej autorëve shkojnë në berberhane të maskuar me kapuça në kokë dhe në duar mbanin shkopa bejsbolli. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se për t’i...