Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përfundojnë në spital

Durrës/ Vjehrri godet me sende të forta dhëndrin, të dy përfundojnë në spital

Një konflikt mes familjarësh është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 91-vjeçar dyshohet se ka goditur dhëndrin e tij 69-vjeçar me sende të forta. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit. “Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç. Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë...