Durrës/ Tentoi të kontrabandonte cigare elektronike, arrestohet 59-vjeçari në Port
Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara ndaj shtetasve dhe mjeteve në hyrje/dalje të vendit, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni. Gjatë kontrollit të detajuar në kamionin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë konstatuan të fshehura 37 steka me paketa cigaresh elektronike, të dyshuara për kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 37 stekat me cigare elektronike, një aparat celular, si dhe kamioni ku ishin fshehur mallrat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Burimi:
syri.net