Durrës, situatë e rëndë nga përmbytjet në ish-Kënetë/ Banori lëviz me gomone në mes të lagjes: E vetmja mënyrë për të dalë, kam dëme..
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, duke vënë në vështirësi të mëdha dhjetëra familje. Banorët kanë treguar për News24 për situatën dramatike me të cilën po përballen. Një prej banorëve ka arritur të lëvizë në lagjen e tij vetëm përmes një gomoneje të vogël, duke dëshmuar nga mesi i ujit gjendjen e rëndë në zonë. “Situata është katastrofë, nuk ka më keq. Është një rast i rrallë. Pa këtë gomone nuk dal dot, kemi fëmijë të vegjël dhe dëme të mëdha materiale në shtëpi,” u shpreh ai. Banori tregoi se gomonen e kishte blerë për fëmijën e tij për përdorim në det, por nuk e kishte menduar kurrë se do t’i duhej ta përdorte brenda lagjes....
Burimi:
javanews.al