Durrës / Pritej të vuante dënimin me 18 vite burg, 63-vjeçari vdes në spital
Në Durrës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak. Ai ishte duke u përgatitur për të nisur vuajtjen e një dënimi 18-ditor në IEVP Lushnjë kur, rreth orës 15:04, shfaqi probleme shëndetësore dhe u transportua urgjentisht në spital. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, M. G. ndërroi jetë rreth orës 18:20 në sallën e reanimacionit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë...
Burimi:
syri.net