Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Policia tha se kishte nisur kërkimet për personin, pasi ishte raportuar nga familjarët se ai ishte larguar nga banesa. Fatkeqësisht, palombarët e Reneas gjetën trupin e pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.