Durrës/ Babai kërcënon vajzën me thikë dhe më pas qëllon veten
Babai kërcënon vajzën me thikë dhe më pas qëllon veten. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Qerret, Durrës. Burime bëjnë me dije, në gjendje të dehur, ka kërcënuar vajzën e tij se do ta vriste me thikë, ndërkohë që më herët e kishte dhunuar. Vajza ka arritur të shpëtojë duke dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët. Këta të fundit kanë vrapuar menjëherë në familjen Varrosi, atje ku kryefamiljari ka vijuar të kërcënojë edhe fqinjët. Në vendin e ngjarjes mbërritën dy patrulla policore, të cilat bënë të mundur shmangien e përshkallëzimit të situatës. Në momentet që policia mbërriti në vendin e ngjarjes, kryefamiljari është vetëqelluar me thikë në qafë. Ai është dërguar menjëherë në urgjencë ku po merr ndihmë mjekësore....
Burimi:
syri.net