Durim Bami njihet me akuzat, gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masë së sigurisë

Durim Bami njihet me akuzat, gjykata rrëzon kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masë së sigurisë

Durim Bami, i esktraduar përpara dy ditësh nga Dubai, përmes avokatit të tij është përballur me Gjykatën e Posaçme në lidhje me masën e sigurisë të dhënë për të gjatë kohës kur ishte në arrati. Vetë Durim Bami nuk ishte prezent në seancë, por është përfaqësuar ng apala mbrojtëse e cila i ka kërkuar Gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por togat e zeza rrëzuan kërkesën duke lënë në qeli klientin e tij. Gjithashtu gjatë seancës avokati ka ngritur shqetësimin se klientit të tij po i rrezikohet jeta në burgun 313 ndaj kërkesa e tij po shqyrtohet nga Drejtoria e Burgjeve për tranferimin e tij në një burg tjetër. Ishte Prokuroria e Posaçme që shpalli në kërkim Durim Bamin...