“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulëzim Masha. Sipas të pandehurit, që gjatë hetimit ju hoq nga SPAK statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi se shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës. Por, sipas tij, meqë nuk e gjenin dot, vendosën t’i vrasin të atin, që ai të shfaqej në ceremoninë mortore e më pas ta ekzekutonin. Dëshmia e Henrik Hoxhës Henrik Hoxha: Lulzim Masha bë dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo per Lulzimin. Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin...