Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Droni tradhtoi organizatën shqiptaro-greke, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Kampusin Universitar të Athinës

Katër persona u arrestuan nga Policia e Greqisë një ditë më parë, në afërsi të Kampusit Universitar në Zografou të Athinës. Siç doli nga hetimi i oficerëve të Nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë, të arrestuarit janë anëtarë të një organizate që trafikonte drogë brenda Kampusit Universitar. Të arrestuarit janë 2 shqiptarë dhe 2 grekë, kurse aktiviteti kryhej brenda territorit. Organizata drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar. Nga hetimet ka rezultuar se një dron ka tradhtuar grupin kriminal, ndërsa u sekuestruan të paktën 6 kg hashash dhe mijëra euro cash. Siç u vërtetua pas një hetimi policor disamujor, gjatë të cilit u përdorën një mori mjetesh teknike si dronë dhe mikrokamera, të pandehurit, të paktën që nga shtatori 2025, formuan një organizatë...