Droga në vezë ‘Kinder’, 35-vjeçari shqiptar kapet me 2,5 kg kokainë
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik droge në Itali, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme. Operacioni u krye në Breshia, pak pasi shqiptari furnizoi një prej klientëve në rrugë, kurse gjatë kontrollit fizik dhe në banesë u sekuestruan të paktën 2,5 kg kokainë e cilësisë së lartë, me vlerë tregu mbi 300 mijë euro nëse shitej me pakicë. Nga hetimet rezulton se i riu kishte shpikur një teknikë të çuditshme për shitjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enës plastike me vezë Kinder, të verdha me kapakë. 35-vjeçari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Ai u arrestua të mërkurën në mëngjes dhe me urdhër të Prokurorisë, të udhëhequr...
Burimi:
syri.net