Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zbulimin e “shtëpisë së barit” në Peqin. Sipas informacioneve, prona ku u gjet sasia e konsiderueshme e bimëve narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet. Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit, raporton A2CNN. Operacioni u realizua nga strukturat e Drejtorisë për Krimet në Volum në Policia e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Në total, u sekuestruan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. Njoftimi i policisë: Operacioni u zhvillua nga...
Burimi:
javanews.al