Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës Hazbi Lika shpallet i pafajshëm dhe Gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për Hazbi Likën, drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës, akuza specifike lidhej me kopshtet dhe çerdhet pa licencë.​ ​Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj tij në vitin 2023, pas një operacioni policor që zbuloi se në Durrës operonin 28 kopshte dhe çerdhe pa licencë. Sipas organit të akuzës, Hazbi Lika nuk kishte nxjerrë urdhrin për kontrollin dhe inspektimin e këtyre subjekteve private, duke lejuar funksionimin e tyre në kundërshtim me ligjin. Gjatë hetimit, Lika deklaroi se nuk kishte dijeni që lëshimi i këtij urdhri ishte kompetencë e drejtpërdrejtë e tij dhe se institucioni që ai drejtonte kishte mungesë informacioni për këto...