Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, teksa ishte ndaluar për kontroll nga policia. Në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e tij, ku u gjet një sasi kokaine. 25-vjeçari gjithashtu drejtonte automjetin nën efektin e lëndës narkotike. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 25-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Njoftimi i policisë DVKM Shkodër Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në...
Burimi:
opinion.al