Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, në sajë të së cilit përfitojnë disa kategori të dënuarish. Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose nga ndjekja penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025. Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në 3 vjet burg për burrat dhe deri në 4 vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit, si gjoba apo shërbimi në komunitet. Sipas këtij drafti, për të dënuarit që ende vuajnë dënimin, parashikohet përjashtim nga burgu nëse u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet burrave dhe deri në 4 vjet grave. Amnistia përfshin gjithashtu të moshuarit,...
Burimi:
opinion.al