Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal për hakerimin e materialeve sekrete të SPAK-ut. Siç thuhet në njoftimin zyrtar, tre janë personat që aksesuan në mënyrë të paautorizuar materialet hetimore duke i shpërndarë më pas tek persona të tjerë. Bëhet fjalë për Arnold Rrokaj, ndaj të cilit është lëshuar masa e “arrestit me burg”, i akuzuar për veprat penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Së...