Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri
Është hedhur këtë të premte, më 27 shkurt, shorti për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Raportohet se seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri në rolin e kryesueses, ndërsa në përbërje të trupës do të jenë edhe gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Sjellim ndërmend se më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes që përfshin Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe subjekte të tjera të përfshira në të njëjtën procedurë.
Burimi:
javanews.al