Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë. Në një njoftim për mediat, SPAK-u sqaroi të gjitha akuzat duke zbardhur edhe episodet ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj ndaj të cilit rëndojnë tre vepra penale, korrupsion pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sa i përket korrupsionit pasiv SPAK thotë se ka faktuar nëntë raste, më konkretisht akuzohet se: Ahmetaj ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga të pandehurit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka,...