Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës
Gjykata e Posaçme shtyu seancën gjyqësore në ngarkim të Sali Berishës, për dosjen Partizani. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, seanca e radhës do të mbahet më datë 12 janar. Gjatë seancës së sotme, avokatët e kryedemokratit vijuan me parashtrimet. Këta të fundit, pretendojnë se nuk ekzistojnë faktet penale që e ngarkojnë kryetarin e Partisë Demokratike me akuzën e korrupsionit pasiv. “SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cënuar pluralizmin në Shqipëri”, tha avokatja Klodiana Gjyzari. Kujtojmë se Berisha u lirua në nëntor të 2024-ës, pas...