Dosja e tritolit/ I penduari: C4 e vura se kisha borxhin 14 mijë euro të kokainës

Dosja e tritolit/ I penduari: C4 e vura se kisha borxhin 14 mijë euro të kokainës

Jurgen Gjonaj, njëri nga personat kryesore të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës për vendosjen e tritolit “C4” ndaj makinës së Oltjon Klosit në Tiranë, është personi që ka bashkëpunuar dhe ka treguar gjithçka rreth krimit të ndodhur në mesnatën e 10 Marsit 2026. Ai ka treguar se ishte në Malin e Zi, kur ishte telefonuar nga Renato Balla, për të mbaruar një porosi, pasi sipas tij i kishte detyrime financiare dhe nëse kjo porosi realizohej detyrimet do konsideroheshin të shlyera. Sipas dosjes hetimore, Gjonaj, ka përdorur një sasi tritoli C4 të cilin e ka aktivizuar përmes një fitili zjarr përcjellës, duke çuar në realizimin e shpërthimit dhe më pas shkatërrimin plotësisht të makinës Benz-Mercedez me targë AA 888 UE në pronësi të Oltjon...