Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Dosja e Ballukut, SPAK kontrolle në 40 ambientet e firmave që fituan garat në 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë
Detaje të reja në lidhje me kontrollet që SPAK ka ndërmarrë sot në kuadër të hetimeve për dosjen ndaj ish zv/kryeministres, njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Mësohet se janë kryer kontrolle në 40 ambiente, zyra e biznese, si dhe ambiente të kompanive që kanë dalë fituese në 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se janë kontrolluar ambientet e rreth 20 administratorëve të këtyre kompanive, banesat dhe zyrat e tyre. Gjithashtu kontrolle të tjera që kanë përfshirë ambienteve të zyrtarëve të tjerë të përfshirë në procedurën e tenderimit të këtyre loteve.. Kompanitë fituese të 7 loteve të Unazës Madhe 1. Emri i prokurimit: “Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve...