Dosja e AKSH-it/ “Më ktheni telefonat!”, GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së Policisë së Shtetit për kthimin e celularëve..
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për të marrë përsëri celularët e sekuestruar gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Pajisjet elektronike u morën gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic, ndërsa gjykata ka vlerësuar se masa ishte e ligjshme. Hristic ka qenë shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa Gjana mban aktualisht funksionin e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.
Burimi:
javanews.al