“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin
Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë. Gjatë dëshmisë së tij rreth krimeve të “Plumbit të Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili e ka humbur statusin e të penduarit, rrëfeu se kishte marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin. Por plani i parë kishte dështuar për shkak të pandemisë së Covid-it. Porosia, shtoi Hoxhaj, ishte bërë nga Erjon Alibej, i cili është i akuzuar në të njëjtin fashikull të SPAK dhe njëherazi edhe një dëshmitar drejtësie. “Bije shumë në sy”, e përshkroi situatën e atëhershme Hoxhaj, dhe ky ekspozim konsiderohej si pengesë për planin....
Burimi:
javanews.al