“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços
Babai i Martin Çeços, që paralajmëroi vetëgjyqësi për të dyshuarit e vrasjes së djalit të tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2022, është vënë nën hetim nga autoritetet. Ndaj 70-vjeçarit rëndon vepra penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Një ditë më parë, ai paralajmëroi vetëgjyqësi pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së djalit të tij. “Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le. Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata. Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do...
Burimi:
javanews.al