Djegia e gomave në autostradën Laç-Lezhë, shpallet në kërkim një 47-vjeçar nga Miloti
Një 47-vjeçar nga Miloti u shpall në kërkim pasi akuzohet se ka ndotur ambientin duke djegur goma makinash. Ngjarja ka ndodhur përgjatë autostradës Laç-Lezhë dhe veprimet hetimore erdhën menjëherë pas konstatimit të rastit dhe denoncimit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke djegur goma automjetesh, në autostradën Laç–Lezhë”, thanë burime zyrtare të policisë vendore. Aktualisht po punohet për kapjen e 47-vjeçarit, ndërsa dosja për hetime të mëtejshme i kaloi Prokurorisë.
Burimi:
syri.net