Djali i mori jetën të ëmës, dalin emrat dhe infot e fundit për ngjarjen e rëndë

Djali i mori jetën të ëmës, dalin emrat dhe infot e fundit për ngjarjen e rëndë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit po zbardhet me detaje të reja. Sipas informacioneve të fundit, viktima është identifikuar, është Tenzilja Boza, ndërsa i dyshuari kryesor është djali i saj, Ferzidin Boza. Burime zyrtare bëjnë me dije se gruaja dyshohet se është privuar nga jeta pas dhunës fizike të ushtruar brenda banesës familjare. Rasti dyshohet se ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë reaguar duke dalë në vendngjarje. Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar se i dyshuari F.B. dyshohet se e ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike. Në vendngjarje ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për...