Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës më 13 dhe 14 mars 2026. Të gjitha strukturat e DVP do të jenë në gatishmëri, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen festimet, në rrugët kryesore dhe në hyrje-daljet e qytetit. Gjatë këtyre ditëve, disa rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim, përfshirë segmentin nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. Po ashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në qendër dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. Policia do të drejtojë trafikun dhe do të udhëzojë automjetet drejt hapësirave të përcaktuara për parkim: Nga lindja, Parku i Mallrave Nga jugu, Shkolla e Formimit Profesional dhe parkimi pranë varrezave publike Nga perëndimi: Shkolla profesionale...