Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

Diplomati Arben Çejku duke folur në emisionin “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, tha se ish-krerët e UÇK u lanë në Hije dhe në Prishtinë u luftua për pushtet. Çejku theksoi se kjo çështje duhej trajtuar në kohë dhe është treguar një qasje e përciptë. “Në tërësi njerëzit në Prishtinë më shumë u lodhën duke luftuar për pushtet, për karrige, qoftë ata që ishin në pushtet për ta mbajtur dhe ato që ishin në opozitë për ta marrë me çdo kusht, dhe 4 figura të rëndësishme të Kosovës u lanë në hije. Indirekt ia mbyllëm një sy gjykatës dhe prokurorisë së Hagës për t’i thënë ‘shiko, edhe nëse i dënoni s’është ndonjë problem i madh për ne’! Tani që jemi vënë përballë një akuze dhe dënimi...