Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet një shtëpi e pabanuar në Lushnjë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet tërësisht një shtëpi e pabanuar në fshatin Kosovë e vogël, të qarkut Lushnjë. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes si dhe efektivat e policisë së shtetit. Zjarrfikësit kanë arritur të venë nën kontroll zjarrin ndërsa policia po kryen veprimet procedurale pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Banesa në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty. Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji i cili pasi ka vënë re flakët ka kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.