Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Makina e Artur Musollarit orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët, në qytetin e Pogradecit Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë Ndërsa jo zyrtarisht, burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe janë marrë kamerat e sigurisë përreth për të parë dhe hetuar këtë çështje./vizionplus.tv