Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në zonën e Finiqit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur më datë 10 mars 2026, rreth orës 23:30, në fshatin Vrugu i Ri, në Bashkinë Finiq. Sipas informacionit paraprak, në banesën në pronësi të shtetasit P. M., 52 vjeç, ka rënë zjarr, i cili ka shkaktuar djegien e pjesshme të banesës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rënies së zjarrit. Saranda Web
Burimi:
shkodraweb.com