Dhunoi policin për një gjobë parkimi, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, M.L., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë. I dëmtuari është një punonjës policie 28-vjeçar, me inicialet S.N., banues në Vlorë. Sipas policisë, konflikti ka nisur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar të automjetit të të arrestuarit.
Burimi:
opinion.al