Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi
Një mësues 58-vjeçar është proceduar penalisht pas denoncimit në rrjetet sociale për dhunë ndaj nxënësve të tij në klasë, gjatë orës së mësimit. Policia e Sarandës konfirmoi sot (19 mars) se ka marrë nën hetim arsimtarin G.N., banues në fshatin Velhov, menjëherë pas rastit të publikuar për keqtrajtimin e një prej fëmijëve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velhov, mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës, gjatë orës së mësimit (Rasti u publikua në rrjete sociale)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore. Hetimet po i ndjek organi i akuzës, teksa po mblidhen dëshmi dhe prova për zbardhjen e plotë...
Burimi:
syri.net