Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e Mjedisit në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas sherrit që ndodhi një ditë më parë brenda ambienteve të këtij institucioni. Sipas uniformave blu, i riu me inicialet K.Ç ishte ndihmuar nga tre persona të tjerë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: shpallën në kërkim shtetasin K. Ç., pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin F. M., drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëjnë me dije uniformat blu këtë të mërkurë. Incidenti u regjistrua të martën e datës 2 mars, në...