Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim

Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim

Dhunoi dhe kanosi efektivin e Policisë Bashkiake Sarandë, 19-vjeçari shpallet në kërkim   Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur një efektiv të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.     Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Studenti”, në qytetin e Sarandës, ku i riu, i identifikuar me inicialet E. M., banues në Sarandë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt me punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë ushtrimit të detyrës së këtij të fundit.   Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim 19-vjeçarin. Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e autorit...