Dhunoi barbarisht motrën e tij, arrestohet adoleshenti shqiptar në Greqi
Një 14-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Selanik. Ai është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për rrahjen e motrës së tij 16-vjeçare. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 17.30 të së enjtes, në zonën e Asvestoçorit. Mediat greke shkruajnë se i mituri ka sulmuar brutalisht motrën e tij dhe i ka shkatuar dëmtime në fytyrë. Pas ngjarjes, 16-vjeçarja u dërgua në spital dhe pasi marrjes së ndihmës shëndetësore ajo është larguar poër në shtëpi. Ndaj tij rëndën akuza për veprën penale ‘Dhuna në familje’. I mituri është sjellë para prokurorit dhe më pas është liruar në funksion të një hetimi paraprak i cili është urdhëruar.
Burimi:
vizionplus.tv