Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital
Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe. Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit, duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë. Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut. Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik. Bilali dhe Thani, pasi kanë nisur të godasin njëri-tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg. Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve. Pas sherrit...