“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rrallë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa lokale në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë. Në paralajmërimin e shpërndarë përmes kanaleve zyrtare, ambasada iu bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ambientet e përmendura dhe të monitorojnë njoftimet për përditësime të mëtejshme mbi situatën. Ambasada amerikane zakonisht publikon njoftime sigurie në raste kur vlerësohet se ekziston një rrezik i shtuar për shtetasit e saj, duke përfshirë situata të mundshme kriminale apo tensione specifike në zona të caktuara. Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të japin sqarime mbi situatën dhe masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë...