Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore: Centralizimi i Apelit ka cenuar aksesin në drejtësi

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkon rishikimin urgjent të hartës gjyqësore: Centralizimi i Apelit ka cenuar aksesin në drejtësi

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar publikisht lidhur me pasojat e zbatimit të hartës së re gjyqësore, duke theksuar se centralizimi i Gjykatave të Apelit ka sjellë mbingarkesë, vonesa në shqyrtimin e çështjeve dhe rritje të kostove për qytetarët. Sipas saj, organizimi aktual po vështirëson aksesin real në drejtësi dhe kërkon një rishikim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Deklarata e plotë:  Për Dështimin e hartës gjyqësore dhe nevojën urgjente të rishikimit të saj. Drejtuar: 1. Këshillit të Lartë Gjyqësor. 2. Ministrisë së Drejtësisë Në ushtrim të të drejtës kushtetuese për t’u drejtuar organeve shtetërore dhe në funksion të mbrojtjes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, po ju...