Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se sherri familjar ka nisur për një çështje divorci. Mësohet se 30-vjeçarja ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, gjë që nuk është pranuar nga familja e saj. Sipas policisë, familja e vajzës, pasi ka debatuar ashpër me të, e kanë marrë atë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Dyshohet se vëllai dhe xhaxhai i saj e kanë dhunuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në...
Burimi:
javanews.al