Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Detajet e operacionit me 24 të arrestuar në Foggia, kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës dhe lidhjet me klanet mafioze
“Nuk jam unë, figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”. Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara në median italiane për ‘bosin’ shqiptar që drejtonte kartelin shqipfolës në Itali për trafikun e drogës, i goditur një ditë më parë. Nuk ishte vetëm mburrje, sipas hetuesve dhe magjistratëve, ajo e Shaban Shimës (foto sipër), 36 vjeç, një shqiptar i transferuar në Foggia, i kapur ndërsa në një klub në kryeqytet po fliste për pazare droge me Rocco Soldo, dhëndrin e shefit Raffaele Tolonese të njohur si “Rafanill”, kreu i klanit Trisciuoglio-Tolonese dhe i vetmi udhëheqës...