DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë
Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 20 marsit në Rrugën Mine Peza, pranë Bllokut të Sigurisë. Sipas informacionit paraprak, viktima me inicialet B. P., i arrestuar më 18 mars për veprën penale “vjedhja e mbetur në tentativë”, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale rreth orës 05:45. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Burimi:
javanews.al