Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…
Efektivë të komisariatit nr. 3 arrestuan në Tiranë mjekun Julian Habibaj 53 vjeç për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ai ushtronte detyrën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa është kallëzuar nga kryeinfermierja se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme. Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.
Burimi:
javanews.al