Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit
Një dramë e rëndë njerëzore ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ku katër anëtarë të familjes Kola janë gjetur pajetë në banesën e tyre të re në provincën e Lucca-s. Shkak i kësaj tragjedie dyshohet të jetë helmimi nga monoksidi i karbonit, i njohur si “vrasësi i heshtur”, i cili ka rezultuar fatal për prindërit dhe dy fëmijët e tyre: Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes; Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; si dhe djali Hajdar Kola, 22 vjeç dhe vajza 15-vjeçare Xhesika Kola. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, avokatja shqiptare në Itali, Anila Halili, ka zbardhur detaje rrëqethëse mbi momentet e fundit të familjes. Sipas saj, gjithçka nisi kur vëllai i Arti Kolës tentoi...
Burimi:
javanews.al