Detaje plagosja me thikë në Korçë/ Dyshohet se i plagosuri i vodhi banesën të riut dy vite më parë! Si nisi sherri
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherrin në një lokal në Korçë mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me thikë një person rreth 37-vjeç. Burime bëjnë me dije se Benard Qelemeni, u plagos me thikë nga 17-vjeçari me iniciale P. K., për shkak të një konflikti që e kishte zanafillën rreth dy vite më parë. Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi, ka vjedhur banesën e autorit dy vite më parë dhe pasi adoleshenti e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. Ka qenë i plagosuri ai që ka goditur 17-vjeçarin, ndërsa ky i fundit më pas nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut. Mësohet se 17-vjeçari...
Burimi:
javanews.al