Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Sipas informacioneve, vrasja dyshohet të jetë porositur jashtë burgut. Mësohet gjithashtu se autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, vrasës me pagesë. Po 28-vjeçari në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi. Artur Bashimi është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunimi me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.