Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma
Detaje të reja mësohen në lidhje me sherrin e dhunshëm të ndodhur mbrëmë në 10 mars në qytetin e Bulqizës. Siç raporton gazetari i Klan News Neki Feta, tre të rinj nga mosha 22 deri në 26 vjeç kanë mbetur të plagosur. Ata janë transferuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Dyshohet se ata janë qëlluar me thikë. Të plagosur kanë mbetur shtetasit F.T, 26 vjeç, A.K, 26 vjeç dhe R.D. 22 vjeç. Sherri ndodhi shumë pranë Komisariatit të Bulqizës. Njëri nga të rinjtë është në gjendje kritike për jetën. Autorë të plagosjes janë dy persona, që janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Ata janë identifikuar e janë shtetasit T.Sh dhe J.C. Autorët u shpallën në kërkim nga policia. Disa të rinj u përfshinë në një...
Burimi:
javanews.al