Detaje nga plagosja për sherrin në Tik-Tok në Kamëz

Detaje nga plagosja për sherrin në Tik-Tok në Kamëz

Replikat në TikTok janë shkaku i një konflikti me armë zjarri në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36-vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata. Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës. Në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut, Izet Leka dhe Marsildo Ndoja. Njëri e ndihmoi të largohej...