Detaje nga operacioni në Ekuador/ Goditje ndaj mafies shqiptare! Sekuestrohet 7,4 ton kokainë

Detaje nga operacioni në Ekuador/ Goditje ndaj mafies shqiptare! Sekuestrohet 7,4 ton kokainë

Mediat ekuadoriane kanë dhënë detaje të reja nga operacioni ku u shkatërrua një organizatë kriminale të lidhur me mafian shqiptare, e cila vepronte në provincat e Guayas, Pichincha dhe El Oro. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 16 persona, 4 gra dhe 12 burra. Mes të ndaluarve janë biznesmenë të lidhur me një kompani eksportuese dhe ish-deputeti i provincës El Oro, Jorge Salomon Fadul Franco, i dyshuar si pjesë e mekanizmit që lehtësonte dërgimin e drogës drejt tregut europian. Mediat shkruajnë se u sekuestruan 7,4 ton kokainë. Vlera e përllogaritur në tregun europian arrin në 346 milionë dollarë, një shifër që sipas autoriteteve përfaqëson një goditje të drejtpërdrejtë ekonomike ndaj rrjeteve kriminale të lidhura me këtë strukturë. Artikulli i plotë nga EXPRESO Agimi i së martës, 3 mars,...