DETAJE nga dosja/ Zbardhet ngjarja: Gjesti drejtoi armën në sy të vajzës…
Rasti i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa gjithnjë e më serioze. Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për artistin, ndërkohë që detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dosja e tij, duke zbuluar një ngjarje që shkon përtej një konflikti të thjeshtë artistik. Mbi Gjestin rëndojnë plot tri vepra të rënda penale: “Mbajtje e armëve”, “Kanosje” dhe “Asgjësim”. Ky tension lidhet drejtpërdrejt me kompaninë muzikore “Onima”, me të cilën këngëtari ka një kontratë aktive bashkëpunimi. Ai akuzohet për tentativë të dëmtimit të kësaj kompanie pas mosmarrëveshjeve të thella mes tyre. Kujtojmë se pak kohë më parë, vetë Gjesti kishte bërë një deklaratë publike ku shprehej se ishte i detyruar të tërhiqej nga tregu muzikor dhe të anulonte...
Burimi:
syri.net